Juli ia “përplas në fytyrë” Eglës: Fitoren ta dha dhoma e bardhë
Aktori Julian Deda ka sjellë sërish në vëmendje fotot virale ku Elga Ceno shfaqej në rrugët e Tiranës dhe pas kësaj u rikthye në shtëpia dhe vazhdoi garën ndonëse ishte e skualifikuar.
Sonte në Post BBV3, Juli ia ka përplasur në fytyrë duke thënë se fitoren ia dha dhoma e bardhë dhe ka shkelur me të dyja këmbët zarfin e zi.
Aktori tha se mendon se ajo është faktorizuar.
Pjesë nga debati
Juli: Egla deri në momentin që u kërkoi vajzave që ta ndihmonin për tu futur në dyshen e gjelave, erdhi si shkëndijë për një pol të tretë. Mendoj se ato dy ditët fantazmë që nuk e dinte publiku çfarë po ndodhte me të, mori makinën dhe iku
Egla: Më kanë çuar të zyrat e psikologes dhe më futën në dhomën e bardhë.
Juli: Eglën e faktorizoi Dhomën e bardhë.
Ori: Ishte e vetmja që mësyu Tiktokun me shprehjen e saj.
Juli: Zarfi i zi u shkel me të dyja këmbët, bën bujë videon e saj dhe rikthehet, jo faktorizim…ama dhoma e bardha ta ka thënë Big Brotherin dhe thuaji faleminderit, ajo ishte gjetja që të dha ty BB. Ke dalë dy here e papreferuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



