E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Julian Deda-Veliajt: Tiranën e  vodhe, e zhvate, e bërë pis, e zure kaps, dhe në fund e shëmtove
Publik News

Julian Deda-Veliajt: Tiranën e vodhe, e zhvate, e bërë pis, e zure kaps, dhe në fund e shëmtove

Je lloji më i shëmtuar i administratorit të një qyteti

Aktori i mirënjohur Julian Deda ka sulmuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Me një shënim në Facebook, Deda shkruan se Veliaj është modeli më i keq i administratorit të një qyteti.

Reagimi i Julian Dedës:

Shoku Erion, i fundit që duhet të flasësh për Tiranën je ti.

E ke kthyer qytetin në pluhur dhe zhurmë. Ta shohësh nga lart duken vetëm dy ngjyra të vdekura gri dhe një kafe e shpëlarë. Jo vetëm nuk duket asgjë jeshile, por as të kaltër s’ka më, se edhe liqeni është nxire.

E sakatove këtë qytet dhe për këtë do marrësh shpërblimin e merituar nga qytetarët, gjithmonë nëse piktori do të të ri-kandidojë, se mesa shohim të ka zëvendësuar me Belën.

Tirana jote është ku thërret qameti, ti do mbahesh mend si lloji me i shëmtuar i administratorit të një qyteti, pasi e vodhe, e zhvate, e bërë pis, e zure kaps, dhe në fund e shëmtove qytetin.

Nejse, bej qejf edhe pak z.lepurush, pas zgjedhjeve do mbash përgjegjësinë që të takon…!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.