E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Juristi i njohur: Pse nuk është i mjaftueshëm kuorumi me 6 anëtarë për vendime të rëndësishme në KUSHTETUESE
Publik News

Juristi i njohur: Pse nuk është i mjaftueshëm kuorumi me 6 anëtarë për vendime të rëndësishme në KUSHTETUESE

Daci thotë se është një mekanizëm antikushtetues i ngritur, që do detyrojë vendimet të shkojnë në Strasburg.

Juristi thotë se në rast se 2-3 anëtarë të Gjykatës tërhiqen nga votimi për një çështje, atëherë kërkesa rrëzohet, pasi nuk plotësohet kuorumi dhe ajo çështje nuk zgjidhet.

“Ligji për Gjykatën Kushtetuese përcakton rastet kur gjyqtari s’mund të jetë pjesë e gjykimit. Ka dhe në parim parregullsinë e zgjedhjeve. Problemi procedurial do ishte i tillë, që shumica e Gjykatës, pra ka 9 veta, dhe ndahet në 3. Teorikisht nëse dikush do ngrinte, se 3-4 anëtarë janë zgjedhur në mënyrë të parregullt atëhere s’do merrnin pjesë në gjykim. Kështu s’plotësohet kuorumi. Do bëhet një akrobaci tjetër për të dalë nga kjo. Shumicën të cilën ne kemi nuk është i mjaftueshëm për të marrë vendime të rëndësishme. Zëre se s’ka ndikim politik. Qoftë zgjedhje, përtej faktit politik ka dhe debat të fortë juridik. Ka ndarje goxha të fortë. Çka do të thotë që nëse 2 nga këta anëtarë apo 3, 2 nga 6 nuk votojnë, atëhere kërkesa rrëzohet. Kam frikë se kërkesa e numrit të duhur do përdoret si mekanizëm për të rrëzuar kërkesat.

Nuk mundet, si mund t’ia rrëzosh dikujt kërkesën kur nuk e ke votuar. Ky mekanizëm është antikushtetuese. Unë vij në Gjykatë Kushtetuese për të zgjidhur, jo për të mos zgjidhur. Prandaj kjo do shkojë në Strasburg. Ky është aspekti antikushtetues, dhe nuk e lejon Gjykatën të verifikojë”,  tha Daci.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.