E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Justim Timberlake në zi pas humbjes së njeriut të dashur
Publik News

Justim Timberlake në zi pas humbjes së njeriut të dashur

Timberlake postoi në Instagram një postim të ndjerë dhe emocional që ngjalli një përgjigje të përzemërt nga fansat.

“Zemra ime është e hidhëruar. Humbëm një shpirt të bukur këtë javë. Nicole ndriçonte çdo dhomë në të cilën hynte. Brenda dhe jashtë skenës ajo ishte një burim i vazhdueshëm pozitiviteti. Disa gjëra duken kaq të padrejta dhe nuk do ta kuptojmë kurrë pse ndodhin. Di që ishimtë bekuar të qeshnim me të, të udhëtonim dhe të përjetonim buzëqeshjen e saj ngjitëse dhe dashurinë për një jetë të mbushur me muzikë”, shkroi këngëtari në shkrimin shoqërues të fotove e videove të saj.

“Nicole, nuk mjafton të të them që do më mungosh shumë. Faleminderit për dritën tënde. Do të përpiqem fort ta mbaj me vete. Të dua motra ime. Përgjithmonë familje”.

Vokalistja ndërroi jetë pasi luftoi gjatë me sëmundjen e kancerit të gjirit dhe në Gusht të 2019 ajo zbuloi se ishte përhapur edhe në tru.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.