E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Juve dhe Roma në garë për Zhegrovën
Lajme

Juve dhe Roma në garë për Zhegrovën

Sulmuesi i përfaqësues së Kosovës, Edon Zhegrova është duke kaluar ndoshta sezonin e tij më të mirë futbollistik.

“Dardani” po bën shumë mirë me ekipin e Lille, ndërsa është shfaqur vendimtar jo vetëm në kampionatin francez, Ligue 1, por edhe në Champions League.

Së fundmi, sipas raportimeve të medieve italiane, interes për sulmuesin e Lille kanë shfaqur dy klube gjigante të Serie A, siç janë Juventus dhe Roma.

Si klubi torinez edhe kryeqytetasit e Italisë pritet të vazhdojnë nga puna për të tentuar afrimin e Edon Zhegrovës gjatë merkatos së janarit.

“Bardhezinjtë” raportohet se janë disi më të avantazhuar në këtë garë, kjo për shkak se “Zonja e Vjetër” ka marrëdhënie të shkëlqyera me agjentin e sulmuesit, Hasan Çetinkaya, duke qenë se është i njëjti person që shiti Zakaria-n për 20 milionë te Monaco.

Mbetet për t’u parë së pari nëse Lille do e shesë sulmuesin “dardan” dhe nëse po, pastaj Edon Zhegrova do të ketë mundësinë që të zgjedhë se ku dëshiron që të jetë e ardhma e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.