Juve i rikthet humbjeve
Pas një serie rezultatesh pozitive në Serinë A dhe në Champions, Juventusi u rikthehet humbjeve dhe e bën këtë në shtëpinë e tij.
Bardhezinjëtë u mposhtën nga Sassuolo me rezultatin 1-2 me golin e fitores të shënuar në sekondat e fundit të takimit nga Lopez, ndërsa Frattesi kishte shënuar në minutën e 44-t për miqtë në pjesën e parë.
Juventusi u përpoq që të gjente golin e barazimit me nisjen e pjesës së dytë, por aksioneve të tij u mungonte qartësia në fazën sulmuese. Goli mbërrin shumë vonë, në minutën e 76-të nga McKennie, një mesfushor, duke dëshmuar edhe njëherë tjetër krizën e sulmit te bardhezinjtë.
Pas kësaj humbjeje, Juventusi mbetet në vendin e shtatë me 15 pikë, plot 13 pikë pas vendit të parë, që mbahet nga Milani me 28 pikë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



