KA BËRË OPERACIONE PLASTIKE? PËRGJIGJET BESA KOKËDHIMA
Ashtu si shumë prej personazheve të njohur edhe këngëtarja Besa Kokëdhima është bërë pjesë e kritikave dhe e akuzave për operacione plastike.
E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Xing me Ermalin”, moderatori Ermal Mamaqi e pyeti nëse kjo është e vërtetë.
“Thonë që ke bërë ndërhyrje kirurgjikale, ke bërë apo s’ke bërë?”, e pyeti Ermali.
“S’kam bërë asgjë që s’ka bërë një vajzë moderne e shoqërisë tonë. Ndihem mirë me veten. Dhe kur të vdes kam thënë që dua të më djegin dhe jo t’më mbulojnë dhe përveç kësaj gjëja më e rëndësishme, t’më rregullojnë”, tregoi Besa.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




