E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ka nga ata që tek ndryshimi gjejnë frikën, e të tjerë që gjejnë mundësinë! Cili je ti!?
Publik News

Ka nga ata që tek ndryshimi gjejnë frikën, e të tjerë që gjejnë mundësinë! Cili je ti!?

Ish-deputetja Grida Duma ka shpërndarë profilin e saj në rrjetin social Facebook një video-mesazh që shumë shpejt u bë viral.

Në dy minuta Grida Duma ka trajtuar elementët që e pengojnë apo e ndihmojnë njeriun të marrë maksimumin, një mesazh krejtësisht ndryshe nga ato politike që jemi mësuar të dëgjojmë.

Për më shumë ajo thotë:

Do të ndryshosh gjërat?!Ndrysho mënyrën se si i sheh dhe do të shohësh që, gjërat, vetë gjërat rreth teje,  do kenë ndryshuar!

Kur njeriu është i mbyllur, është i izoluar, kur ka humbur një shans i është mbyllur një portë, mendja i punon rrengje për keq dhe kjo është e normalshme.

Ndjehet dështaku, ndjehet i humuri, ndjehet  i pafuqishëm,

Por kjo nuk është e vërtetë; kjo fatkeqësisht bëhët e vërtetë kur ti beson që je dështaku.

Dështimi vjen kur e mendon veten dështak. E keqja ndodh kur ti parathërret, paramendon që një e keqe do të ndodhë.

Më kujtohet një anekdotë:dikush humbi çelësat e shtëpisë në një rrugicë të errët pranë banesës së tij, i kërkoi me disa ecejake në errësirë dhe nuk i gjeti. I bezdisur ngriti kokën dhe pa që matanë rrugës kishte dritë, e tha po shkoj t’i kërkoj atje se ka dritë!

Ironike!

Por shumë njerëz kërkojnë jashtë për problemet që kanë brenda.Fajësojnë veten për gjëra që as kanë kontroll as kanë dot përgjegjësi.

NDIQENI TË PLOTË NË VIDEO:

https://youtu.be/NC3HDKFyRfk

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.