E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ka shkuar në 9 numri i nxënësve të helmuar në gjimnazin e Shupenzës
Publik News

Ka shkuar në 9 numri i nxënësve të helmuar në gjimnazin e Shupenzës

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar duke dhënë informacione të reja për ngjarjen e rëndë të helmimit në gjimnazin e Shupenzës në Bulqizë.

 

Ka shkuar në 9 numri i nxënësve të helmuar, nga 5 që u raportua fillimisht. Mësohet se një prej vajzave të prekura nga intoksikacionet në shkollën e Shupenzës është transportuar me helikopter drejt Tiranës, ku po merr trajtimin mjekësor.

Ndërkohë dy nxënëse janë trajtuar në spitalin e Dibrës dhe 6 të tjerë në spitalin e Bulqisës, ku aktualisht paraqiten në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Më herët, kryetarja e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Vjollca Braho, menjëherë sapo është njoftuar për intoksikimin e nxënësve në shkollën e mesme “Rifat Manjani” Shupenzë ka nisur inspektorët në terren për gjetjen e shkakut të komplikacioneve tek nxënësit.

Inspektorët kryen kontrollet përkatëse nga ku rezulton se disa nxënës kanë hedhur një lloj parfumi te rende me qëllim pamundësimin e zhvillimit të mësimit duke sjellë dhe vështirësi në frymëmarrje tek nxënësit, të vjella dhe marrje mendsh.

Në shkollë ndodhen mjekë dhe infermierë të qendrës shëndetësore Shupenzë, për të mbajtur nën vëzhgim nxënësit e tjerë në rast të komplikacioneve të mundshme.
Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka marrë vendim të ndërmjetëm për mbyllje të klasës deri në matjen e lendës kimike në ambientet e klasës nga ana e Insitutit Shëndetit Publik.
Mjekë dhe infermierë të qendrës shëndetësore Shupenzë janë në gadishmëri për të mbajtur nën vëzhgim nxënësit e tjerë në rast të komplikacioneve të mundshme”, sqaron ministria e Shendetesise.

“Hodhën një spraj, u ndien keq pas pushimit të gjatë”

Një nga nxënësit që u helmuan kete te enjte në gjimnazin në Shupenzë te Dibres, do të marre mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës dhe per kete arsye eshte nisur per në kryeqytet me një helikopter.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Raportohet se gjendja e tetë nxënësve të tjerë paraqitet e stabilizuar dhe ndodhen ende të shtruar në spitalet e Peshkopisë dhe të Bulqizës.

Një rast i ngjashëm, por me përmasa më të mëdha ishte dhe në një shkollë në një fshat ë Shkodër, ku u helmuan mbi 60 nxënëses, pasi kishin konsumuar ushqim në një fast-food.

Sipas Top Channel, jashtë kamerave, nxënësit shprehen se ishin në pushimin e gjatë dhe kur u futën në klasë ndjenë aromën e një parfumi. Nga të dhënat paraprake dhe jo zyrtare dyshohet se brenda ambienteve të shkollës është përdorur një spraj, çka ka shkaktuar probleme te disa nxënës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.