Kabina e shkatërruar e tensionit të lartë rrezikon fëmijët në Belsh, inxhinieri: Kjo është një bombë
Belshi është një nga qytezat më simpatike të Shqipërisë. Padyshim, pjesa më e bukur e kësaj province është liqeni në qendër të qytetit dhe shëtitorja rreth tij. Pavarësisht se është një vend i vogël dhe pa shumë pika turistike dhe historike, në Belsh nuk mungojnë vizitorët.
Megjithatë, nëse shkon të vizitosh Liqenin e Belshit dhe merr me vete edhe fëmijët, duhet të tregohesh i kujdesshëm që këta të fundit të mos ju largohen, sepse mund të shkojnë në një vend ku u rrezikohet jeta. Jo se mbyten në liqen, por se mund të bien në kontakt me tensionin e lartë.
“
Në një pjesë të shëtitores ndodhet një kabinë e madhe e tensionit të lartë, e cila është lënë tërësisht në harresë dhe është amortizuar e gjitha. Telat e korentit duket sikur do të këputen nga momenti në moment, teksa anës nuk ka asnjë rrethim, që do të ndalonte fëmijët të afroheshin.
Denoncimin e sjell një qytetar i Belshit, i quajtur Ermal Dervishi, me profesion inxhinier. Ai e krahason kabinën e tensionit të lartë, të ndërtuar që në kohën e komunizmit me një bombë. Dervishi i bën thirrje kryetarit të bashkisë, Arif Tafani, si dhe institucioneve të tjera që të reagojnë dhe të rikonstruktojnë kabinën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



