Kabul/ Sulmi terrorist i merr jetën 9 personave
Ditën e sotme në Kabul është bërë me dije se janë vrarë 9 persona dhe janë plagosur mbi 10 të tjerë si pasojë e një makinë bombë që kishte si shënjestër një deputet afgan.
Deputeti Khan Mohammad Wardak i cili ishte edhe shënjestra e këtij sulmi, raportohet se vetëm është plagosur.
Ministri i Brendshëm Masoud Andrabi u tha gazetarëve se midis viktimave të këtij akti terrorist ka edhe gra e fëmijë.
Pamjet televizive nga vendngjarja tregojnë të paktën dy makina të përfshira nga flakët, të rrethuara nga re të dendura tymi.
Sulmet e fundit në Kabul janë marrë përsipër nga xhihadistët e Shtetit Islamik, por për sulmin e fundit askush nuk ka marrë përsipër autorësinë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



