E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kadare flet për “La Stampa”: Nuk e kuptoj ku qëndron problemi? Shqipëria dhe Italia, dy vende të bashkuara
Lajme

Kadare flet për “La Stampa”: Nuk e kuptoj ku qëndron problemi? Shqipëria dhe Italia, dy vende të bashkuara

Duket se shkrimtari i njohur Ismail Kadare është një nga zërat që nuk e kundërshton marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.

Në një intervistë për “La Stampa”, Kadare shprehet se “nuk e kuptoj ku qëndron problemi me këtë marrëveshje, për sa kohë Shqipëria dhe Italia janë dy vende më të bashkuara se kurrë?”.

Marrëveshjen mes Ramës dhe Melonit, Kadare e konsideron si gjëra të vogla që ndodhi midis dy shteteve që janë të bashkuar tanimë.

“Këto janë gjëra të vogla që ndodhin mes qeverive, nuk më interesojnë ato protesta dhe lojëra pushteti.

Siç thashë, Shqipëria dhe Italia janë tashmë të bashkuar: janë 500 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, shumë italianë janë shpërngulur në Shqipëri, ka martesa të përziera, kompani të mëdha janë krijuar këtu, fëmijët tanë kanë baballarë italianë.

Ku qëndron problemi? Një marrëveshje?”, thotë midis të tjerash Kadare.

Pyetjes nëse është e drejtës ndalosh emigrantët jashtë Evropës, ai thotë: “Evropa është një lagje e bukur dhe të gjithë duan të vijnë këtu, kjo është normale. Njerëzit kanë lëvizur gjithmonë, që nga kohërat e lashta. Nuk e kuptoj askënd që nuk është dakord”.

La Stampa

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.