E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kakavijë/  Kishte me vete mbi 47 mijë euro të padeklaruara, e “pëson” 45-vjeçari!
Lajme

Kakavijë/ Kishte me vete mbi 47 mijë euro të padeklaruara, e “pëson” 45-vjeçari!

Një 45-vjeçar që tentoi të dilte nga Shqipëria me mbi 47 mijë euro me vete është proceduar penalisht nga policia.

446809890_846488354183178_1697190562630477680_n

Ai iu nënshtrua një kontrolli në pikën kufitare të Kakavijës dhe gjatë kontrollit iu gjetën  47 150 euro, 800 dollarë amerikan, 90 paund, 50 dollarë kanadez dhe 210 franga zvicerane.

45-vjeçari me iniciale E.K., u procedua penalisht ndërda paratë u sekuestruan.

Njoftimi i policisë:

PKK Kakavije/Kontrolle intensive në hyrje/dalje, për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë në kufi.

Sekuestrohen 47 150 euro, 800 dollarë amerikan, 90 paund, 50 dollarë kanadez dhe 210 franga zvicerane.

Procedohet penalisht 45-vjeçari që posedonte paratë dhe nuk i deklaroi ato, në dalje të RSh-së.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, është goditur një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave.

Në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi E. K., të cilit iu gjetën në çantë, 47 150 euro, 800 dollarë amerikan, 90 paund, 50 dollarë kanadez dhe 210 franga zvicerane, të padeklaruara konform ligjit në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.