E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kalaja i publikon foton me Veliajn/  Evi  Kokalari e  sulmon  aktivisten e PD
Politikë

Kalaja i publikon foton me Veliajn/ Evi Kokalari e sulmon aktivisten e PD

Evi Kokalari, Evis Kokalari apo Evi Angelakis çdo herë e më shumë zhytet në gënjeshtra.

Shpeshherë është treguar me fakte miqësia e Evi Kokalarit me Veliajn, por së fundi një tjetër detaj e vërteton këtë.

Evi Angelakis, Evis Kokalari apo Evi Kokalari, e pretenduara konservatore amerikane, në shfaqet në foto krah kryebashkiakut Erion Veliaj.

Fotoja e Kokalarit me Erion Veliajn është publikuar në rrjete sociale nga aktivistja Adriana Kalaja, e cila ka publikuar dhe komentet agresive dhe fyese të Kokalarit.

Del fotoja e Kokalarit me Veliajn/ Ja sulmet ndaj aktivistes

Por ashtu siç e ka kthyer në zakon, kur kapet mat në gënjeshtër sulmon pa mëshirë çdokënd. Këtë herë në shënjestër ka vënë aktivisten Adriana Kalaja ndaj së cilës drejtohet me një gjuhë tejet ofenduese.

“Adriana Kalaja, ti je copa e idiotes mi grua. Aman se nuk ka më turp që ti je në PD. Ty të ka blerë Ilir Meta kokë dhe këmbë dhe meqë ra fjala për mua mos fol më sepse vulgarizmi yt më ofendon përtej çdo mase normale. PD do pastrohet nga llumi ordiner si ty. Së shpejti më beso. Shko lypi ndonjë lekë a vend pune Metës. Llum”, thuhet në komentin e Kokalarit.

Del fotoja e Kokalarit me Veliajn/ Ja sulmet ndaj aktivistes

Në këtë mënyrë, Kokalari na tregoi që e ka numrin e kreut të Bashkisë Tiranë dhe komunikon me këtë të fundit.

Sa u përket sulmeve, kjo nuk është hera e parë që Evi Angelakis apo Evi Kokalari sulmon në një mënyrë të ashpër.

Këtë e ka bërë edhe me eksponentë të tjerë politikë, përfshirë ish-kryeministrin Sali Berisha, Belind Këlliçin dhe FRPD-në e shumë personazhe të tjera, ku përmes komenteve në rrjetet sociale shfryn të gjithë inatin e saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.