E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kalaja padit në SPAK Këshillin e Ministrave: Është shpërdoruar detyra
Lajme

Kalaja padit në SPAK Këshillin e Ministrave: Është shpërdoruar detyra

Kandidati për deputet i PD-së, Aulon Kalaja, ka folur pas daljes nga ambientet e SPAK-ut.

Kalaja bëri me dije se ka bërë një kallëzim penal për Këshillin e Ministrave në lidhje me faljen e gjobave pak ditë përpara zgjedhjeve.

Më tej Kalaja e cilësoi këtë si një shpërdorim detyre dhe tha se ka ndikuar në rezultaitn e zgjedhjeve.

Kalaja ka kërkuar hetimin e rastit dhe cilësimin si krim zgjedhor.

“I jam drejtuar SPAK-ut me një kallëzim penal për Këshillin e Ministrave në lidhje me faljen e gjobave vetëm 2 ditë para zgjedhjeve. Besoj se është shpërdoruar detyra nga Këshilli i Ministrave. Ligji përcakton se 4 muaj para zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re nuk mund të bësh politika për gjobat. Mendoj se ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve. Jam pro faljes së gjobave, por nuk mund ta bësh periudhë zgjedhjesh.

SPAK ta hetojë këtë rast si krim zgjedhor“, tha Kalaja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.