E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kaliforni – Zjarri shkrumbon shtëpitë e pasanikëve në ‘Bel-Air’
Uncategorized

Kaliforni – Zjarri shkrumbon shtëpitë e pasanikëve në ‘Bel-Air’

Zjarri masiv që ka përfshirë Kaliforninë ka dëmtuar shtëpitë e lagjes “Bel-Air” në Los Anxheles, e banuar kryesisht nga pasanikët amerikanë.

Zjarri, i pagëzuar me emrin “Skirball”, ka shkatërruar disa shtëpi dhe është përhapur në një sipërfaqe mbi 150 akër. Bëhet fjalë për avancimin e radhës të flakëve që kanë përfshirë shtetin amerikan, ku kanë lënë pas shkatërrime masive.

Më i madhi, i quajtur “Zjarri Tomas”, ka mbuluar mbi 90 mijë akër.

Natën mes së mërkurës dhe së enjtes, shërbimi zjarrfikës i Kalifornisë deklaroi se flakët kërcënonin 12 mijë ndërtesa, ndërsa kishin shkatërruar 150 dhe vetëm 5 për qind e tyre ishin vënë nën kontroll. Urdhrat e evakuimit mbetën në fuqi në zona të ndryshme të rajonit, ku erërat e forta ndihmonin në përhapjen e flakëve. Autoritetet dhanë alarmin e nivelit “të purpurt”, që është dhe paralajmërimi më i lartë për atë që është quajtur “mot jashtëzakonisht i zjarrtë”.

Ken Pimlott, shef i repartit të zjarrfikësve të Kalifornisë, u tha gazetarëve se përballja me flakët është një mision i pamundur kur ato favorizohen nga erërat. Ai theksoi se prioritet kanë operacionet e evakuimit. Ndërkohë, Universiteti i Kalifornisë anuloi mësimin këtë të enjte, pavarësisht se kampusi i tij ndodhet jashtë zonës së evakuimit, në pjesën perëndimore të Los Anxhelesit.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.