Kalimi në turin e dytë të Champions-it, Tirana shpërblim 100 mijë euro
Tirana do të luajë sot në orën 19:30, sfidën ndaj Dudelanzhit në Luksemburg, e vlefshme për ndeshjen e parë të turit të parë të Champions-it.
Burime pranë klubit thonë se nëse kampionët e Shqipërisë ia dalin të kualifikohen, shpërblimi do të jetë afro 100 mijë euro.
Sfidën e dytë bardheblutë do ta luajnë ndaj ekipit luksemburgas në datën 12 korrik, në orën 20:00, në stadiumin “AIR Albania”.
Nëse Tirana eliminohet nga Champions-i, në turin e dytë të Ligës së Konferencës do të sfidojnë humbësin e çiftit Zrinjski-Sherif Tiraspol.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



