E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kaljari ndal Milanin dhe e nxjerr nga gara për titullin kampion
Lajme

Kaljari ndal Milanin dhe e nxjerr nga gara për titullin kampion

Kaljari ka barazuar 3-3 përballë Milanit. Sfida e vlefshme për javën e 12 të Serisë A dhuroi spektakël, ndërsa ky ishte moment historik për Alen Sherrin.

Portieri i Kombëtares shqiptare debutoi nga minuta e parë në një ndeshje të Serisë A me Kaljarin. Skuadra e tij ndërkohë arriti të ndalte Milanin, që luante pas euforisë së fitores me Realin e Madridit.

Rafel Leao shënoi dy gola në pjesën e parë për djemtë e Paulo Fonsekës, duke përmbysur golin e Zortea, me vendasit që barazuan më pas me Zapa në minutën e 53, megjithatë nuk mbaroi me kaq, pasi vetëm 16 minuta më vonë “bomberi” anglez, Temi Abraham tundi rrjetën e Alen Sherrit, duke afruar kuqezinjtë me fitoren, por më kot.

“Ishullorët” arritën të barazonin sërish në “Unipol Domus”. Anëosri i mbrojtjes, Gabriele Zapa, plotësoi dopietën personale, si dhe i “rrëmbeu” një pikë tejet të rëndësishme, një skuadre të madhe si Milani.

Falë këtij rezultati, “Djajtë” mbeten në vendin e 7 me 18 pikë, ndërsa Kaljari ngjitet në vendin e 16 me 10 pikë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.