E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kallëzimi i PD në SPAK për inceneratorët, mes të akuzuarve edhe ish-ministri Lefter Koka
Publik News

Kallëzimi i PD në SPAK për inceneratorët, mes të akuzuarve edhe ish-ministri Lefter Koka

Partia Demokratike ka depozituar ditën e sotme në Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) kallëzimin për inceneratorët duke pretenduar se është kryer një vjedhje disa miliona euro.

Në prononcimin e tyre pas depozimit të kallëzimit, ish-deputetja e PD Jorida Tabaku dhe sekretari i çështjeve ligjore Çlirim Gjata, deklaruan se personat e paditur janë trajtuar si “grup i strukturuar kriminal”.

I pyetur nga gazetarët e kush e drejton këtë “grup kriminal”, Gjata përmendi emrat e paditur, kryeministrin Edi Rama, ministrin Arben Ahmetaj dhe Klodian Zoton e Mirel Mërtirin.

Por mes të akuzuarve është edhe emri i ish-ministrit të LSI-së Lefter Koka, i cili në vitin 2014 kur u nënshkruan marëveshjet me firmat koncesionare ishte Ministër i Mjedisit.

Kujtojmë që në vitin 2014 në qeveri së bashku me Partinë Socialiste ishte edhe LSI, ministër i të cilës ishte edhe Lefter Koka, por rrugët e tij me LSI-në u ndanë në vitin 2019, kur nuk pranoi të digjte mandatin si kolegët e tij opozitarë.

Tashmë që PD dhe LSI janë bashkë, përfshirja e tij në kallëzimin në SPAK për inceneratorët mund të quhet edhe një “hakmarrje” e LSI-së, për veprimin e mos djegies së mandatit.

Lefter Koka:

91e03747956c57f77e55fb5bcfcd30b2_L.jpg

121966026_1756616601173878_5001360964193211904_n.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.