E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kallëzimi ndaj Sali Berishës, Prokuroria e Përgjithshme shpall moskompetencën
Publik News

Kallëzimi ndaj Sali Berishës, Prokuroria e Përgjithshme shpall moskompetencën

Prokuroria e Përgjithshmë ia ka dërguar Prokurorisë së Tiranës kallëzimin e bërë nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, për “përhapje informatash të rreme.

Në letrën dërguar Prokurorisë së Tiranës, Prokuroria e Përgjithshme thotë se kallëzimi ndaj Sali Berishës nuk është kompetencë e tyrë.

Kujtojmë se Grupi parlamentar i Partisë Socialiste kallëzo penalisht ish-kryeministrin Sali Berisha për ‘përhapje informatashtë rreme’.

“Deputete te Komisionit te Shendetesise ne Kuvendin e Shqiperise po ndjekin dhe vleresojne masat e marra per perballimin e situatës se emergjencës të krijuar në Shqipëri si pasojë e përhapjes në shumë vende të botës së virusit COVID-19 dhe nevojën për solidaritet me bluzat e bardha të cilet kane pergjegjesine kryesore.

Grupi i PS sqaron se: “Ne konstatojne me shqetesim disa veprime keqdashese te disa personave politikë që synojnë të perhapin panik, mosbesim tek stafet mjekesore dhe demoralizim.

Per kete qellim bazuar ne Nenin 267 te Kodit Penal ne Republiken e Shqiperise kemi vendosur te kallzojme penalisht shtetasin Sali Ram Berisha ish-deputet, për përhapjen e informatave apo njoftimeve të rreme, me imazhe të montuara apo komente me shkrim (përmes faqes së tij facebook), të cilat targetojnë opinionin publik duke nxitur me vetëdije një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit.

Gjithashtu i bëjme thirrje Partisë Demokratike të ndalojë menjëherë daljen në Tiranë dhe në bashki të tjera të vendit të përfaqësuesve të saj, të instruktuar për të përhapur panik. Kallzimi i plote penal do te depozitohet neser ne mengjez ne Prokurorine e Tiranes”, shkruhej në deklaratën e deputetëve të PS.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.