E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kallëzimi për Dviranin, reagon PD: Akti i duhur në mbrojtje të Kushtetutës
Publik News

Kallëzimi për Dviranin, reagon PD: Akti i duhur në mbrojtje të Kushtetutës

Partia Demokratike e ka cilësuar “një akt në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese”, kallëzimin e penal që Presidenti Ilir Meta firmosi sot ndaj ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, tha se me veprimet e tij në shërbim të partisë në pushtet, Dvorani ka minuar ligjshmërinë dhe besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese.

Deklarata e plotë:

Kallëzimi penal i Presidentit të Republikës ndaj Kryetarit të KED është akti i duhur në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.

Me veprimet e tij në shërbim të partisë në pushtet, Ardian Dvorani ka minuar ligjshmërinë dhe besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese.

Partia Demokratike beson se një hetim i shpejtë, i plotë dhe i pavarur  i shkeljeve të ligjit nga Ardian Dvorani, është një gur themeli për rikthimin e besimit tek drejtësia.

Nga veprimet e prokurorisë do të varet, nëse shqiptarët mund të besojnë akoma se Reforma në Drejtësi nuk u bë që sistemi të kontrollohet nga Edi Rama, por për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar dhe për të trajtuar shqiptarët si të barabartë para ligjit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.