E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kallëzohet penalisht IMT Himarë, komisariati dhe IKMT rajonale Vlorë
Lajme

Kallëzohet penalisht IMT Himarë, komisariati dhe IKMT rajonale Vlorë

U ndërtuabnjë godinë 5-katëshe në Dhërmi pa leje dhe dje u shemb me eksploziv.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka kallëzuar sot penalisht në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, zyrtarët e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Himarës, Komisariatit të Policisë pranë kësaj bashkie, si dhe zyrtarët e Drejtorisë Rajonale Vlorë të IKMT.

Objekti i kallëzimit është “shpërdorim detyre”. Sipas kallëzimit zyrtarët akuzohen për mosushtrim të kontrollit në territorin që administrojnë.

Më konkretisht, bëhet fjalë për objektin që inspektorët e IKMT prishën dje me shpërthim të kontrolluar në Gjilekë, Dhërmi, ndërkohë që nga institucionet përgjegjëse vendore nuk është bërë asnjë sinjalizim për këtë ndërtim pa leje

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.