E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kalon për gjykim dosja për tenderin e uniformave të policisë
Lajme

Kalon për gjykim dosja për tenderin e uniformave të policisë

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të 10 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.

Ata do të gjykohen me procedurat e gjykimit të shkurtuar dhe në fund do ju ulet 1/3 e dënimit përfundimtar nga gjykata. Në datën 26 Nëntor ora 12:00 do të mbahet seanca e parë në themel. Ata akuzohen për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim të detyrës.

Mes të prangosurve është dhe ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të përqëndruara Edlira Naqellari. Tetë janë nën masën e sigurisë arrest në burg, ndërsa Anisa Bogdani është hetuar nën masën e sigurisë arrest në shtepi. Specialistja Aurora Mulla është pa masë sigurie.

10 të dyshuar akuzohen nga SPAK se kanë abuzuar me tenderin me vlerë 28 milionë Lekë. Gjatë hetimit rezultoi e provuar sipas SPAK se 4 operatorët ekonomikë që u shpallën fitues nuk i plotësonin kriteret për të fituar tenderin.

Prokuroria thekson në dosjen hetimore se ata kishin ndryshuar spacifikimet për uniformat e policisë, ku një uniformë për femra kushtonte më shumë se ajo e burrave, uniformat dimërore ishin më të lira se ato verore dhe gjithashtu kishte mangësi në sasinë e produkteve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.