Kalon “provën” e vettingut prokurorja Fatjona Memçaj, KPK shpall rikonfirmimin në detyrë
Prokurorja e Apelit Tiranë Fatjona Memçaj ka kaluar procesin e Vetingut me sukses dhe është rikonfirmuar në detyrën e saj. Vendimi sapo u dha nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Gjatës seancës dëgjimore më 30 prill, nuk pati pikëpyetje për pasurinë, figurën dhe aftësitë profesionale të znj. Memçaj, ndaj komisioni i drejtuar nga Alma Faskaj, me relator Roland Ilian dhe anëtare Firdes Shulin e rikonfirmoi në Apelin Tiranë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është organ kushtetues, i përbërë nga 12 komisionerë. Procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve kryhet mbi bazën e tre kritereve: vlerësimi i pasurisë, kontrolli i figurës dhe vlerësimi i aftësive profesionale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




