E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kam frikë…
Publik News

Kam frikë…

Jani Malo

Sinqerisht më vjen keq për partitë politike. Më dhemb në shpirt qarja e tyre, më shumë se ajo e qenve që i kanë lënë pa ngrënë. E duan gjithçka për vete. Edhe gazetat, edhe televizionet, edhe biznesin, edhe ndërkombëtarët, edhe shishin, edhe drejtësinë, edhe qeverinë, edhe parlamentin, edhe presidencën, natyrisht edhe pushtetin…

Të më falin nëse harrova ndonjë gjë nga ajo pak gjithçka-ja që duan.
Kam dëgjuar se janë 127 parti politike. Po të qe në dorën time do t’ua jepja të gjitha.
Do t’ua ndaja gjithçka në copë e thërrime, në 127 llokma, vetëm Ata të mos qanin më. Do bëja 127 fahriballinj, edhe 127 sandër, 127 edhe saimirmanër, edhe 127 luvllahutinër, edhe 127 kryetarshishër, edhe 127 kryeprokurorë, edhe 127 kryeministra, edhe 127 kryeparlamentarë, edhe 127 presidentë… edhe 127… edhe 127, edhe …
Të gjitha do t’i bëja! Dhe po ta dija, se do të ngopeshin dhe do të qetësoheshin e nuk do t’i lehnin më njëri tjetrit, edhe popullin do t’ua ndaja në 127 copa përpara dhëmbëve.
Po kam frikë se as kjo nuk ka për t’ua shuar babëzinë…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.