KAMËZ/ Zbardhet sherri me thika mes kushërinjve në dasmë
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me sherrin që ndodhi ditën e djeshme në një dasmë në Bathore, Kamëz.
Mësohet se shtetasi Fatjon Luca ka goditur me thikë kushëririn e tij Hafuz Troca pasi ky i fundit i kishte borxh 500 euro. Ditën e djeshme Luca dhe Troci kanë qenë në një dasmë dhe në pëfundim të saj, Fatjon Luca ka goditur me thikë në gjoks kushëririn e tij. Në sherrin mes tyre janë përfshirë edhe familjarët të cilët kanë goditur me grushte njëri-tjetrin. Në sherrin mes familjeve Luca dhe Troci të plagosur kanë mbetur edhe 3 persona, mes tyre një 15-vjeçar.
Autori i ngjarjes, Fatjon Luca i cili është arrestuar ka deklaruar para hetuesve se ia ka kërkuar borxhin disa herë kushëririt të tij por ai nuk ia ka kthyer. Pas mbledhjes së provave në vendin e ngjarjes, policia ka arrestuar autorin Fatjon Luca, ndërsa po hetohen në gjendje të lirë personat e tjerë të përfshirë.
Njoftimi i pokicise
Personi i plagosur me inicialet H.T dhe autori F.L janë kushërinj të largët dhe ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të dasmës.
H.T pas dasmës ka shkuar tek lokali i kushëririt të tij të largët nga ana e nënës për t’i dhënë një borxh prej 1 Milion Lekësh të vjetra që ia kishte për t’i shlyer këtij të fundit. F.L e ka qëlluar në këtë moment me thikë pas shpine për motive të paditura.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



