E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kamëz,autori qëlloi në drejtim të dy automjeteve të parkuara
Lajme

Kamëz,autori qëlloi në drejtim të dy automjeteve të parkuara

Policia e Tiranës ka dhënë të tjera detaje, në lidhje me ngjarjen në Kamëz, ku një person i paidentifikuar qëlloi me armë zjarri. Sipas bluve të kryeqytetit, autori qëlloi në drejtim të dy automjeteve të parkuara, ku për pasojë edhe janë dëmtuar.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, ndërsa  grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.

Kamzë/Informacion shtesë.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, sipas të cilit në rrugën “Donald Trump”, në Kamzë, një shtetas ende i paidentifikuar, i ulur pas në motomjet, ka qëlluar me armë zjarri, nga veprimet e para hetimore rezulton se ka qëlluar në drejtim të automjeteve të parkuara, për pasojë, dy automjete kanë pësuar dëmtime.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.