E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Xhaferri akuza policisë: Kamikazët e Ballës arrestojnë kreun e FRPD Rrogozhinë
Lajme

Xhaferri akuza policisë: Kamikazët e Ballës arrestojnë kreun e FRPD Rrogozhinë

Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferi ka deklaruar se është arrestuar Eljon Kaja kreu i FRPD-së në Rrogozhinë.

Sipas Xhaferit policia e Taulant Ballës e ka arrestuar për të mos e lejuar atë dhe mbështetësit e tij të marrin pjesë në protestën kundër Erion Veliajt Kryehajdutit të Tiranës.

“Kamikazët e Ballës arrestojnë kreun e FRPD Rrogozhinë. Eljon Kaja kreu i FRPD Rrogozhinë është arrestuar nga Policia e Taulant Ballës këtë të Premte me qëllimin e vetëm për të mos e lejuar atë dhe mbështetësit e tij të mos marrin pjesë në protestën kundër Erion Veliajt Kryehajdutit të Tiranës.

I bëj thirrje urgjente Taulant Ballës të lirojnë urgjentisht Eljon Kajën dhe të mos provokojë më demokratët dhe qytetarët shqiptarë që kanë zgjedhur të protestojnë.

T’i jepet fund këtyre arrestimeve të paligjshme menjëherë dhe të jeni të sigurt se do përballeni me pasojat ligjore të këtyre veprimeve antiligjore.

Këto akte tipike naziste nuk do na stepin pasi sot do jemi të gjithë në shesh në përballje me narkopolicinë dhe narkobashkinë simbol i korrupsionit perversitetit dhe surrogacisë!”, bën me dije Xhaferi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.