E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kampi me tela me gjëmba në Berat, ja familjet që u internuan nga veriu i Shqipërisë…
Uncategorized

Kampi me tela me gjëmba në Berat, ja familjet që u internuan nga veriu i Shqipërisë…

Kastriot Dervishi, ish-drejtor i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, ka publikuar një document mbi kampin e internimit në Berat, i çelur në 1945. Sipas këtij dokumenti, në kampin me gjemba në Berat u vendosën të internuarit nga veriu, ndërsa 1 vit pas hapjes së tij, numri arriti në 1275 persona.

Postimi i Kastriot Dervishit

1945-1949/Kampi tela me gjemba i Beratit

Në mars 1945 në Shqipëri u hapën dy kampe tela me gjemba, në Berat dhe në Krujë. Në Berat u vendosën të internuarit nga veriu dhe në Krujës ata nga jugu i vendit. Internoheshin familjarët e këtyre personave:

-Të arratisurve brenda dhe jashtë vendit

-Të dënuarve dhe atyre që mund të burgoseshin (rasti i Shkodrës)

-Të dezertorëve

Nëpër seksionet e punëve të brendshme filluan të grumbulloheshin persona kontingjente për internim. Ata silleshin duke ecur në këmbë nga shtëpia e deri në pikën ku do qëndronin, duke bërë kështu dhjetëra kilometra. Pleq, gra, e fëmijë, të rreckosur, lodhur, uritur e dëshpëruar ishin pjesë e panoramës që mund të shihej në qytetet ku ata vendoseshin përkohësisht. Përpara se të mbërrinin në kampe ishin tmerrësisht të lodhur e sëmurë.

Kampi i Beratit që funksionoi në vitet 1945-1949 ishte përcaktuar për banorët nga veriu i vendit. Në fillim të internuarit u vendosën në shtëpi të braktisura, e më pas u përqendruan. Burrat punonin në fermën e Kuçovës, ndërsa gratë vilnin ullinj. Puna e tyre është shfrytëzuar edhe për zhvarrime.

Personat e parë të internuar në Berat janë nga Shkodra (pjesa dërrmuese e listës bashkëlidhur të datës 25.2.1945). Ata ishin arrestuar gjatë operacionit quajtur “bllokues” të zhvilluar më 29 janar deri më 2 shkurt 1945.

Në mars 1946 në kampin e Beratit ishin 1.275 të internuar, si vijon (sipas prefekturave):

-270 nga Shkodra

-331 nga Kukësi

-178 nga Dibra

-173 nga Elbasani

-234 nga Durrësi

-89 nga Tirana

Në shtator 1947 në kampin e Beratit ndodheshin 586 të internuar. Në vitin 1949 kampi nën drejtimin e të njëjtit komandant, u zhvendos në Tepelenë.

Image

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.