E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kamzë/ I vë flakën banesës, arrestohet kryefamiljari
Lajme

Kamzë/ I vë flakën banesës, arrestohet kryefamiljari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamzë, ku një 54-vjeçar ka kërcënuar familjen se do ti  digjte me benzinë dhe më pas, i ka vënë flakën banesës së tyre.

Njoftimi i Policisë:

Kanosi bashkëshorten e tij dhe fëmijët e tyre, se do t’i digjte me benzinë, dhe më pas i vuri zjarrin banesës, arrestohet në flagrancë 54-vjeçari.   

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit se në rrugën ‘Tuk Jakova’, një shtetas kishte kanosur për jetën familjarët e tij, menjëherë kanë organizuar punën për vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale. 

Si rezultat i veprimeve profesionale të punonjësve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi B. D., 54 vjeç.

Ditën e djeshme, në rrugën ‘Tuk Jakova’, ky shtetas dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e tij  dhe fëmijët e tyre se do t’i digjte me benzinë dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.      

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.