E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kanabis dhe amnisti për paratë, dy planet e reja për ekonominë
Publik News

Kanabis dhe amnisti për paratë, dy planet e reja për ekonominë

Kryeministri Rama deklaroi dy ditë më parë se shumë shpejt do të jetë gati për diskutim publik drafti që parashikon legalizimin e kultivimit të kanabisit për arsye mjekësore.rama qeveria

Deklarata u bë para ambasadorit të Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, në ditën e Europës. I pyetur nëse po përgatitet një draft për të legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore, Rama tha se “kemi thuajse një vit që punojmë, nuk bëjmë asnjë punë pa u konsultuar me ekspertë vendës dhe të huaj. Nuk kemi ardhur të shpikim, por të mësojmë sa më shumë nga të tjerët. Shumë shpejt do të jetë gati dhe do të hapet për diskutim publik, ashtu si drafti i amnistisë fiskale”.

Kjo deklaratë shkaktoi habi tek ambasadori Soreca, i cili pasi u konsultua me zyrat qendrore të tij, doli me një deklaratë që rrëzonte mundësinë e përfshirjes së ekspertëve të Brukselit në hartimin e një drafti të tillë të qeverisë.

Në një reagim në “Twitter”, zyra e BE shkruan: “Pas disa kërkesave për media, ne duam të sqarojmë se Komisioni Europian dhe Delegacioni i BE nuk janë përfshirë në përgatitjen, hartimin ose konsultimin e projektraporteve në lidhje me planet për kultivimin dhe legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri”.

DEBATI

Legalizimi i kanabisit në Shqipëri është hedhur si propozim për herë të parë nga ishdeputeti socialist Koço Kokëdhima, që në vitin 2014, rreth një vit pasi e majta e bashkuar kishte ardhur në pushtet.

Por Kryeministri Rama e kishte kundërshtuar këtë propozim si të parakohshëm dhe si të parealizueshëm, për sa kohë do të qeveriste kjo maxhorancë, “jam kundër legalizimit të kanabisit dhe nën qeverisjen e kësaj maxhorance, nuk do të ketë legalizime të tilla”, është shprehur Rama.

Madje, Kokëdhima është shprehur në atë kohë se “e majta e ka në ideologjinë e saj ta mbështesë kanabisin”. Për Kokëdhimën, shteti duhet të ngrejë ndërmarrje bujqësore që do të bënin të mundur kultivimin e kanabisit mjekësor, nga i cili shteti do të siguronte të ardhura të mëdha për ekonominë.

Madje, ish-deputeti e ngriti këtë propozim deri në komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. “Legalizimi i kanabisit farmaceutik është i domosdoshëm për njerëzit, është industri që nuk mund të bëjmë sikur se dimë që po zhvillohet, dhe nevojat e pacientëve sot janë të gjera për këtë farmaceutik”, është shprehur Kokëdhima.

Por kryetari i komisionit në atë kohë, Erion Braçe, e kundërshtoi këtë propozim, duke thënë se qeveria mbështet bujqësinë e ligjshme. “Jam krenar që dolëm nga tregu ndërkombëtar i drogës dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Detyra jonë është që të mbështesim bujqësinë e ligjshme”, u shpreh Braçe.

AMNISTIA

Nuk mjaftoi debati që Kryeministri kishte ndezur me propozimin për amnistinë e përgjithshme fiskale dhe penale, por mbërriti dhe propozimi tjetër, ai i legalizimit të kanabisit. Atë që u shprehën kundër amnistisë, dhanë argumente se përmes saj do të legalizoheshin paratë e përfituara nga kultivimi dhe trafikimi i kanabisit ndër vite.

Por Kryeministri, në deklaratën e tij, i bashkoi të dyja si propozime që pritet të vijnë në debatin publik, legalizimi i kanabisit dhe amnistia fiskale.

“Fjala është për amnistinë fiskale, një amnisti fiskale të domosdoshme, pasi për 30 vite, qindra mijëra qytetarë në emigracion kanë punuar nga më të ndryshimet dhe kanë plot kursime, që kanë pasur dhe kanë, pa mundur t’i depozitojnë, duke vazhduar edhe me një shumicë në Shqipëri. Do të jetë gjithëpërfshirëse, që do të synojë lehtësimin maksimal të atyre në emigracion dhe atyre që jetojnë këtu e që janë në nevojën 30-vjeçare për të formulizuar paranë joformale, që kanë në dispozicion”, është shprehur Kryeministri në sqarimin e parë të bërë për amnistinë që në 29 shkurt dhe pse drafti nuk ka kaluar ende në qeveri.

Por Kryeministri bëri dhe përjashtime se cilat kategori nuk do të përfitojnë nga kjo amnisti.

“Amnistia ndalon qartësisht riciklimin e të ardhurave nga krimi dhe korrupsioni, nuk amnistohen. Që do të thotë se përjashtohen të gjithë ata që janë të dënuar për aktivitetet e caktuara që hyjnë në veprimtarinë kriminale, që është edhe subjekt i OFL-së. Përjashtohen të gjithë politikanët me rrethin e tyre familjar dhe ata që militojnë në Polici, gjykatës, prokurorë apo rangje të larta të administratës. Të gjithë të tjerët përfitojnë nga kjo amnisti”, tha Kryeministri.

KOKËDHIMA NË 2014: LEGALIZIM TË KANABISITkoco-kokedhima-ne-konference-per-shtyp-1

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, i qarkut të Vlorës, Koço Kokëdhima, një nga njerëzit më të afërt të Kryeministrit Rama, guxoi në 2014 që të kërkonte legalizimin e kanabisit për arsye mjekësore. Ai kërkoi kultivimin e licencuar dhe të kontrolluar të kanabisit, nga i cili shteti do të mund të kishte përfitime ekonomike. Mirëpo, ky propozim nuk gjeti dot mbështetjen e Grupit Parlamentar Socialist, duke e cilësuar këtë propozim si një formë të luftës së brendshme në PS. Kokëdhima kërkoi edhe lirimin nga burgu të të gjithë atyre që ishin dënuar se kishin konsumuar një cigare hashash apo kishin punuar në plantacionet e kultivimit të kanabisit në zona të ndryshme të vendit. Propozimi i Kokëdhimës për kultivimin e kanabisit ishte pikënisja e debateve të brendshme mes tij dhe Kryeministrit Rama, që çoi si pasojë largimin e Kokëdhimës nga radhët e PS.

TAHIRI, NËN AKUZË PËR LEJIMIN E KULTIVIMITtahiri

Ish-ministri socialist i Brendshëm, Saimir Tahiri, ndodhet nën akuzë për lejimin e kultivimit të kanabisit në të gjithë vendin. Tahiri ishte i pari ministër i Brendshëm që ndërhyri forcërisht në Lazarat, duke shkatërruar fshatin me emrin më të keq në Shqipëri sa i takon kultivimit dhe markës së kanabisit në vend. Nuk munguan në atë kohë dhe akuzat e ndërsjella mes Tahirit dhe Kokëdhimës. Tahiri ishte shprehur kundër propozimit të tij për legalizimin e kanabisit mjekësor, ndërkohë që ministria që ai drejtonte numëronte një sërë suksesesh në këtë luftë. Ndërsa Kokëdhima e sulmonte si ministër, duke e akuzuar se kishte interesa në kultivimin e kanabisit. “Ministria e Brendshme s’është për të diskutuar ligje, ministri i Brendshëm është për të zbatuar ligjet në fuqi”, është shprehur Kokëdhima për Tahirin.

BASHA: RAMA KA NISUR KANABIZIMIN E VENDIT

bashaKreu demokrat, Lulzim Basha, duke komentuar deklaratën e Kryeministrit Rama tha se bashkë me legalizimin, ai ka nisur kanabizimin e vendit. “Kërkoi legalizimin e kanabisit dhe ka nisur procesin e kanabisit në të gjithë vendin. Partnerët janë të informuar shumë mirë”, tha Basha. Edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ka cilësuar vendimin për legalizimin e kanabisit mjekësor si një “karrem” të Kryeministrit Edi Rama për zgjedhjet e ardhshme, teksa ka vlerësuar Bashkimin Europian për distancimin. “Bravo Bashkimi Europian, për distancimin e qartë nga fushata dezinformuese e Edi Ramës, në keqpërdorimin e imazhit të BE për të justifikuar rikanabizimin e vendit për efekt elektoral”, shkruan Kryemadhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.