E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kanabis nga Kanadaja me postë, kapet ‘mat’ 23-vjeçari (VIDEO)
Flash

Kanabis nga Kanadaja me postë, kapet ‘mat’ 23-vjeçari (VIDEO)

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi u kap në posedim të një sasie prej 1.54 kilogramë lëndë narkotike kanabis në formë xhelatine, e dyshuar e trafikuar nga Kanadaja.

Arrestimi u krye nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për një shtetas që posedonte drogë me qëllim shpërndarjen.

Si rezultat i veprimeve hetimore, në rrugën “5 Maji” u vu në pranga shtetasi Domeniko Cibaku, 23 vjeç, banues në Dibër. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të banesës së tij, policia gjeti dhe sekuestroi 1 kg e 54 gramë kanabis në trajtë xhelatine, me një vlerë të përafërt rreth 10 mijë euro.

Nga hetimet paraprake dyshohet se lënda narkotike ka ardhur në Shqipëri përmes shërbimit postar nga Kanadaja dhe do të shitej në zonën e “5 Majit”, kryesisht në lokale të lagjes.

I riu rezulton pa precedent penal, por i skeduar më herët për përdorim të lëndëve narkotike. Po ashtu, dyshohet se ai është ndihmuar nga një person tjetër, i cili aktualisht është shpallur në kërkim nga policia.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.