E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kancelari austriak flet para takimit me Putin në Moskë: Është e rrezikshme, por …
Lajme

Kancelari austriak flet para takimit me Putin në Moskë: Është e rrezikshme, por …

Takimi me presidentin rus Vladimir Putin është “një mision i rrezikshëm”, por i rëndësishëm “për të ndërtuar ura për dialog”.

Kështu tha Kancelari Karl Nehammer për shtypin austriak përpara nisjes së tij për në Moskë sot.

Nehammer përsëriti se ai gjatë takimit me Putin nuk do të ngurrojë gjithashtu të përmendë “krimet e luftës” të kryera në Ukrainë.

“Të flasësh nuk do të thotë të heqësh dorë nga pozicioni”, shtoi ai.

Sipas kancelarit austriak, “duhet bërë gjithçka që mund të bëhet për të ndihmuar popullin ukrainas dhe për të ndalur luftën”.

Ne kemi nevojë për “diplomaci personale”, vazhdoi ai.

Qëllimet e këtij takimi, i pari i një lideri të një shteti të Bashkimit Evropian, që kur nisi pushtimi i Ukrainës, më 24 shkurt, janë një dialog i mundshëm mes Zelenskit dhe Putin, një armëpushim apo korridore humanitare.

Nehammer tha se dëshiron të “bëjë gjithçka për të qenë në gjendje të ndërmarrë hapa drejt paqes”, edhe nëse shanset për të arritur diçka janë të pakta, pranoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.