Kancelari i Austrisë udhëton të hënën drejt Rusisë!
Takim me Presidentin Putin
Kancelari austriak, Karl Nehammer do të zhvillojë një takim me Presidentin Putin ditën e nesërme.

Sipas Reuters, Nehammer do të udhëtojë drejt Rusisë për të takuar kreun e shtetit.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion mbi arsyet e udhëtimit, por mediat e huaja raportojnë se takimi do jetë në kuadër të luftës në Ukrainë.
Kjo pasi vetëm një javë më parë, Nehammer vizitoi Kievin të shtunën ku u takua me Presidentin Volodymyr Zelensky-t.
“Ai po shkon atje, pasi ka informuar Berlinin, Brukselin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky” për të inkurajuar dialogun, tha një zëdhënës i Nehammer.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



