E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kandidati i “BF” në Kamëz: Si po shpërndan Dallëndyshe Bici certifikata pronësie për vota
Politikë

Kandidati i “BF” në Kamëz: Si po shpërndan Dallëndyshe Bici certifikata pronësie për vota

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Kamëz, Arjan Hoxha në studion e News24, teksa foli për zgjedhjet e 14 majit tha se administratës i bëhet presion për të marrë pjesë në takime.

Gjithashtu ai theksoi se ka pasur shumë denoncime, duke u ndalur edhe tek rasti i Dallëndyshe Bicit, për të cilën tha se të dërguarit e saj kanë shpërndarë certifikata pronësie.

“Ne kemi përballë Edi Ramën në Kamëz dhe jo Rakip Sulin, Rakip Sulin nuk e ka votuar njeri në duar. Mbyllin zyrat dhe shkojnë në takime, punonjësit janë të detyruar sigurisht. Pra në forma nga më të ndryshme qytetarëve po u bëhet presion. Me Aluizëm, me AKU me ZRPP janë të gjitha në angazhim. Të dërguarit e Dallëndyshe Bicit, drejtoreshë e legalizimeve, kanë dalë në media, duke dorëzuar certifikatën e pronësisë që në zgjedhje e kanë të ndaluar. Ka me dhjetëra raste apo denoncime që ne i kemi bërë. Forma të tjera janë investime, në rrugë e rrugica të Bathores sa për fushatë.  Sot kemi nga një familje 5 të punësuar në Bashkinë e Kamzës vetëm për fushatë elektorale, janë me kontrata 2-3 mujore që quhet edhe kontrata prove. Pra ka 67 punësime në kundërshtim absolut me ligjin”, ka thënë ndër të tjera ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.