E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kandidati i çuditshëm që kandidon  për t’u bërë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë: I shpallur në kërkim dhe me masë sigurie
Lajme

Kandidati i çuditshëm që kandidon për t’u bërë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë: I shpallur në kërkim dhe me masë sigurie

Detaje të reja nga gara për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pritet të pësojë një tronditje të fortë.

Një nga 15 emrat që kanë aplikuar dhe dorëzuar dokumentacionin është në kërkim dhe me masë sigurie arrest nga strukturat e drejtësisë në Shqipëri dhe bëhet fjalë për Hajrulla Xhivinin.

Hajrulla Xhivini, mësohet se është pjesë e Akademisë së Sigurisë, por për të nuk gjen lehtë informacion në Google.

15 kandidatët do të kalojnë në një filtër vlerësimi nga komisioni ad-hoc në Ministrinë e Brendshme në 10 ditët e ardhshme të punës. Në fund të gjithë do të pikëzohen në bazë të kritereve të eksperiencës, trajnimeve dhe aftësive profesionale nga i pari deri tek i fundit.

Lista në vijim i kalon ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili ka të drejtë që njërin prej tyre t’ia propozoj Kryeministrit, që vë firmën përfundimtare.

Midis 15 kandidatëve që kanë aplikuar është dhe Hajrulla Xhivini, një person i cili aktualisht është në kërkim se ka thyer masën e sigurisë. Ai është arrestuar nga policia e tiranës për ‘Veprime të Turpshme’ në publik dhe i është dhënë masa arrest shtëpie.

Xhevini u filmua dhe u procedua se po urinonte tek hyrja e gjykatës e larte. Xhivini ka thyer masën e sigurisë dhe ka ikur jashtë vendit dhe gjykata ka vendosur një tjetër masë dhe tani është në kërkim.

Burime konfirmojnë se ai ka aplikuar online për postin e drejtorit të policisë së shtetit. Gjithashtu ai dyshohet se ka kërcënuar dhe një gjykatës në Fier dhe në disa dalje në tik tok ka kërcënuar dhe ish-drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.