Kandidati i PD për zgjedhjet e 6 marsit në Shkodër, Xhemal Bushati: Unë nuk do e sundoj Bashkinë, por do i shërbej asaj p
Kandidati i PD për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati në nisje të fushatës elektorale tha se votimet e 6 marsit, janë “një moment përcaktues për Shkodrën” dhe shprehu besimin se “ne do fitojmë”.
“Unë nuk do e sundoj Bashkinë, por do i shërbej asaj”, tha Bushati.
“Do bëjmë projekte për të ardhmen e Shkodrës. Punësimi do jetë një nga detyrat tona të përbashkëta imediate, duke mbështetur biznesin. Motoja jonë “biznes i fortë, qytet i fortë”.
Do bisedojmë në tryeza dhe për taskat që ti ndihmojmë që mos të vendosen taksa pa u diskutu me bisnesin. Detyrë imediate, kushtet për fëmijët tanë në cerdhe, kopshte e shkolla, shkollat të kenë standartet evropiane.
Do ndihmojmë shtresat në nevojë për ti rikthyer dinjitetin, ata nuk kanë nevojë për lëmoshë. Sporti, një ndër dashnitë e mia. Do mbështes fort Vllazninë në cdo fushë të sportit”, tha Bushati.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



