Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” nuk voton dot për veten sepse banon në Tiranë
Bardh Spahia është kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për bashkinë e Shkodrës, i cili mbështetet nga Sali Berisha. Edhe pse ai kandidon në Shkodër, nuk mund të votojë dot për veten e tij.

Nga një vëzhgim i bërë në sistem, rezulton se Bardh Spahia është banor i Njësisë Administrative numër 5 në Tiranë.
Nga sistemi rezulton se Bardh Spahia e ka qendrën e votimit në Akademinë e Arteve, Rruga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
Për kryetar bashkie në Shkodër kandidojnë Majlinda Angoni nga PS, Xhemal Bushati nga PD dhe Bardh Spahia nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



