Kandidati për Gjykatën Kushtetuese, drejt konfirmimit në detyrë
Gjyqtari i Gjykatës së Durrësit, Rexhep Bekteshi, u përball këtë të enjte pa problem me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, që kishte kryer një hetim të trefishtë për të.
Bekteshi, njëherësh edhe kandidat për në Gjykatën Kushtetuese, rezultoi pa probleme në aftësitë profesionale, pastërtinë e figurës dhe pasurinë.
Lidhur me një shtesë në këtë apartament, me vlerë 450 mijë lekë, që gjyqtari ka deklaruar si burim të ardhurat nga pagat e tij e të bashkëshortes, Komisioni ka konstatuar se ai ka pasur burime të ligjshme për krijimin e saj.
Më tej janë verifikuar edhe një llogari rrjedhëse në emër të gjyqtarit në shumën e 675 mijë lekëve dhe një depozitë bankare njëvjeçare në shumën e 505 mijë lekëve, që kanë rezultuar pa probleme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



