E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kandidati për kryeprokuror del para KPK, çfarë iu gjet në analizën mbi tre kriteret
Lajme

Kandidati për kryeprokuror del para KPK, çfarë iu gjet në analizën mbi tre kriteret

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi seancën dëgjimore me kandidatin për Kryeprokuror, Olsian Çelën. Hetimi për prokurorin e Krimeve të Rënda është kryer në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, aftësive profesionale dhe pastërtisë së figurës.

Nga raporti i Komisionit Çela rezultoi pa probleme serioze në të tri kriteret. Për pasurinë, KPK i ka kërkuar shpjegime për një hua, vlerën e marrë nga nëna dhe një shumë të përfituar si dëmshpërblim për aksidentin me pasojë vdekjen e babait.762c8a2e-23a2-471e-b791-05ee735fed98

 

 

Ndërkohë, për kriterin e pastërtisë së figurës, Çela rezultoi i pastër dhe në kushte të përshtatshmërisë për vazhdimin e detyrës. Sa i takon aspektit profesional, Komisioni relatoi se prokurori kishte aftësi të mira, ka shfaqur integritet dhe paanësi në punë. Më tej, i është kërkuar shpjegime për një dosje për mos fillim hetimi.

Pasuria

Në lidhje me pasurinë, ILDKPKI, ka dorëzuar një raport me konstatimin se, deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin. Nuk ka fshehur pasurinë, nuk ka kryer deklarim të rremë dhe nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit.

KPK ka kryer një hetim të thelluar në lidhje me pasuritë: njësi 77.8 metra katrorë në Tiranë, blerë në 2015 për 78 mijë e 500 euro. Nga hetimi i KPK, ka rezultuar se deklarimi është i saktë dhe nuk janë ngritur probleme për këtë pasuri. Komisioni i ka kërkuar shpjegime subjektit për shitjen e një apartamenti nënës së tij. KPK, konstatoi se subjekti ka dhënë shpjegime të mjaftueshme për pretendimet e ngritura. Në lidhje me përfitimin e një shume prej 66 mijë euro nga nëna, Komisioni pasi analizoi dokumentacionin nuk konstatoi problematikë për këtë pasuri. Në pronësi të Çelës janë edhe tokë arë në Levan Fier. Burimi i kësaj pasurie nga trashëgimia nga babai. Si dhe nj tjetër tokë arë në Levan, Fier përfituar nga trashëgimia e babait. Nga hetimi për këto pasuri, nuk janë rezultuar problematika. Subjekti ka marrë një hua në shumën 900 mijë lekë nga Xh.A., me shtetësi italiane. Prokurori ka paraqitur dokumente që do të merren parasysh nga Komisioni. Hetim është kryer edhe për një hua në shumën 800 mijë lekë marrë nga R.M., e marrë pa kontratë pa afat dhe interes. Huadhënësia ka dorëzuar dokumente për të vërtetuar të ardhurat e saj në Greqi. Pas hetimeve ka rezultuar se kjo shtetase ka pasur burime për t’ia dhënë subjektit këtë shumë. Hua në vlerën 700 mijë lekë nga një shtetas A.A., me banim në Greqi. Nga dokumentet e dorëzuara, ka rezultuar se shtetasi A.A., ka pasur burime për të dhënë këtë shumë, edhe subjekti ka pasur mundësi shlyerje të kësaj shume. Në lidhje me kontratën e qirasë për një makinë që më vonë e ka blerë i vëllai, nuk është konstatuar asnjë problematikë.

Figura

DSIK ka dorëzuar një raport me konstatimin se, subjekti është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës. Nuk janë gjetur indicie për lidhje të prokurorit me lidhje me krimin e organizuar apo të ketë kontakte të papërshtatshme.

Profesionalizmi

Në lidhje me aftësitë profesionale, KLP, ka dorëzuar një raport ku evidentohen aftësi të mira të prokurorit. KPK, konstaton se respekton etikën, integritetin dhe paanësinë në punë. Komisioni ka shqyrtuar 3 dosje të përzgjedhura nga vetë subjekti dhe 5 të shortuara. Në katër dosje të shortuara nuk janë gjetur probleme. Në një prej tyre është konstatuar se është marrë vendimi për mosfillim të procedimit penal për një kallëzim. KPK, i kërkoi shpjegime subjektit për mosfillimin e hetimit për këtë rast. Janë bërë 5 denoncime në ngarkim të prokurorit Cela, por pas shqyrtimit ka rezultuar se nuk ka indicie për shkelje të ligjit. /

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.