E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kandidati për kryeprokuror Ferdinand Elezi, Detaje shokuese nga e kaluara
Lajme

Kandidati për kryeprokuror Ferdinand Elezi, Detaje shokuese nga e kaluara

Basir Collaku

Kandidat për kryeprokuror, gazetari: Ai ka përplasur në njeri me makinë, e kanë qëlluar dhe me armë.

Ferdinand Elezi, ka zbardhur gazetari Basir Çollaku.

Sipas gazetarit, Ferdinand Elezi ka përplasur me makinë një person në vitin 2006 në Tiranë dhe ndaj tij është qëlluar me armë zjarri në Durrës.

Ja çfarë shkruan gazetari Basir Çollaku në Facebook:

Elezi, Prokurori kandidat per PPP, pyetje qe duheshin bere..!!

Ferdinand Elezi eshte nje nga 7 kandidatet qe aplikuan dhe dje u degjuan nga Komisioni i Ligjeve, ne garen per PPP, Prokuror i Pergjithshem i Perkohshem. Ishte kandidati i pare qe aplikoi dhe deri diten e fundit ishte thuajse i vetmi. Por me pas gjashte prokurore te tjere iu shtuan gares. Elezi sipas asaj çfare shkruhej mediatikisht kishte nje lobim nga Durresi, njerez te pushtetit dhe paspushtetit. Sigurisht ketu nuk çalon asgje sepse lobingjet politike tek ne bejne pune me fort se ato profesionale.

Ajo qe prezantuan prokuroret ishte e ardhmja e asaj qe mendojne te bejne dhe telegrafisht e shkuara. A kane konkurentet e PPP, e cila ngjan me idene e Rames Partneritet Publik Privat, mekate te cilat mund te ndikojne ne punen e tyre?! Mbase. Si kushdo. Kandidati Elezi se paku kater pyetje duhet te mbushte me pergjigje. Cilat jane:

Ne vitin 2006 ne Tirane, prokurori Ferdinand Elezi, me mjetin e prokurorise me targa TR 2647 K aksidenton Bariq Simakun, shendeti i te cilit nuk mori per mire..Eshte nje ngjarje per tu permedur ne deklarim?!

Prokurori Elezi eshte goditur, ndaj tij eshte qelluar me arme zjarri ne Durres. Pyetja eshte a ka bere padi ne Prokurori lidhur me kete ngjarje dhe çfare arsye, motivi ka prodhuar kete ngjarje, eshte kjo per shkak te detyres?!

Per te shkuar me tej, Elezi si shef komisariati ne Sarande ne vitin 1997 kujt ia dorezoi detyren si shef komisariati pasardhesi?!?! Apo bandat e moren vete te lire detyren ne Komisariat?

Nje tjeter pyetje per te bere eshte dhe detyra e komanduar ne Korçe. Elezi duke qene Prokuror Aapeli ne Durres eshte komanduar prokuror per katër muaj ne Korçe.

Sa i ligjshem eshte sa i perket kohezgjatjes dhe shkalles hierarkike ky komandim ne kete detyre..?!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.