E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kanye West vjen në Tiranë, zbulohet data e koncertit
Lajme

Kanye West vjen në Tiranë, zbulohet data e koncertit

Ndërtohet stadium me 60 mijë vende për performancën e tij

Reperi amerikan Kanye West do të performojë në Tiranë më 11 korrik 2026, në një event që pritet të jetë ndër më të mëdhenjtë e organizuar ndonjëherë në Shqipëri.

Për këtë koncert madhështor, autoritetet kanë parashikuar ndërtimin e një stadiumi të posaçëm me kapacitet rreth 60 mijë spektatorë. Arena, e quajtur “Eagle Stadium”, do të ngrihet në zonën e Kasharit, pranë aksit Tiranë–Durrës.

 Eagle Stadium

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili e cilësoi këtë event si një moment historik për vendin.

Sipas tij, koncerti do të jetë një super-produksion i standardeve globale, duke e kthyer Tiranën në një qendër të vëmendjes ndërkombëtare.

Nga albumet ikonike si The College Dropout deri te Donda, artisti ka ndikuar fuqishëm jo vetëm në muzikë, por edhe në modë dhe kulturën pop globale.

Ky event synon të vendosë Shqipërinë në hartën e eventeve të mëdha ndërkombëtare, duke tërhequr mijëra vizitorë dhe vëmendje globale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.