Kaosi në Bashkinë e Tiranës, Tomorri: Situata ka degjeneruar deri në përplasje fizike
Bashkia e Tiranës ndodhet në kaos pas revoltës së iniciuar nga Erion Veliaj nga qelitë e paraburgimit të Durrësit.
Duke e diskutuar këtë çështje në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, gazetari Klodian Tomorri ka dhënë detaje të reja nga përplasja e brendshme në bashki me grupit të besuar të Erion Veliajt dhe Edi Ramës.
Sipas Tomorrit situata sot ka shkuar deri edhe në përplasje fizike mes të besuarve të të dy palëve.
‘Ashtu siç e ka shkruar Veliaj, mbetet zonja Ristani në detyrë dhe shfuqizohet urdhri i mëparshëm për Sara Goxhajn.
Ajo që nuk përputhet me deklaratën e Veliajt për një keqkuptim, ka të bëjë me disa fakte shumë të thjeshta.
Lajmi i përplasjes shkresore në bashkinë e Tiranës ka dalë që në orët e para të mëngjesit. U dha nga të gjitha mediat, madje është folur dhe konflikte, për polici të vendosur për të mos lejuar një kandidaturë apo një tjetër për të hyrë në bashki.
Ka informacione që ka pasur edhe përplasje fizike mes të emëruarve të shumtë të emëruar për të marrë postin e kryetarit të bashkisë.
Së fundmi, ok, Veliaj thotë se unë tani u informova se, jam i izoluar dhe nuk më vijnë informacionet në kohë reale gjatë kohës që është zhvilluar kjo ngjarje.
Çështja është se, si ka mundësi që qeveria nuk e mohoi për asnjë moment lajmin.
Si ka mundësi që mediat që janë shumë afër qeverisë dhe Veliajt, nuk bënë asnjë përgënjeshtrim që e gjithë kjo stuhi që po ndodh është një gjë e sajuar nga mediat. Por vetëm tani pas më shumë se 12 orësh, kryetari i bashkisë ka bërë një reagim se, ishte një keqkuptim dhe se unë me Ramën nuk kam asnjë konflikt.
Duke parë gjithë këto fakte, pyetja është; çfarë e bëri Veliajn të heq dorë’, theksoi Klodian Tomorri gjatë debatit në SYRI TV.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



