E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kaosi në PD/ Basha flet për herë të parë për protestën e sotme
Politikë

Kaosi në PD/ Basha flet për herë të parë për protestën e sotme

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i tregoi mediave gjithçka ka mbetur nga brenda selisë blu pas protestës së dhunshme që u organizua nga Sali Berisha.

Më pas Basha iu drejtua gazetarëve me një deklaratë, duke mbajtur edhe qëndrimin e tij për këtë protestë.

Në fjalën e tij Basha u shpreh se Berisha me organizatën e tij kriminale donin të nënshtronin selinë e PD.

“Nuk pranon rregullat demokratikë, kushtetutën e partisë, garën e vërtetë por vazhdon avazin e vjetër, vetë voton vetë numëron. I vetëdijshëm se një farsë e tillë nuk certifikohej në gjykatë, urdhëroi këtë proteste. Dua të falënderoj të gjithë që bënë të pamundur nënshtrimin e selisë së demokratëve ndaj organizatës kriminale të Sali Berishës. Me mjete terroriste kërkoi që të merrte selinë për t’i shpëtuar non-gratës nga SHBA. Dua tju them të gjithëve se në një ditë si kjo, Sali Berisha i ka bërë kësaj partie, dëmin më të madh, i ka dhënë mundësinë demokratëve që të shkëputen njëherë e mirë nga trashëgimia”, tha Basha.

Basha u shpreh se dita e sotme ishte paralajmeruar si nje dite e pushtimit te selise se demokrateve, por qe Berisha nuk ia arriti dot.

“Dita e sotme ishte paralajmëruar si dita e pushtimit me forcë të selisë së demokratëve, si dita për të kurorëzuar aksionin e tij dhe hallin e tij personal. Si kundër e kam thënë prej kohësh. Lajm i mirë është fakti që shumica absolute e demokratëve nuk ju përgjigjen thirrjes së Berishës për tu bërë pjesë e skenarëve të dhunës. E braktisën, sic e kanë braktisur.

Beteja e Sali Berishës nuk bëhet për askënd tjetër, përveç vetes së tij.

Lajmi i parë i mirë është braktisja e tij totale. Për fat të mirë asnjë nga dy objektivat që i kishte vënë vetes nuk iu realizua.

Për fat të keq u përballëm me një përpjekje për të nënshtruar PD ndaj interesave personale të Berishës.

Dua të falënderoj edhe ata të cilët për disa javë e ndoqën Berishën të dëshpëruar nga masakra zgjedhore, të zhgënjyer dhe me shpresën që do të ishte diçka që do të ndize diçka për Shqipërinë.

Të gjithë kritiket e mi, dua ti falënderoj për braktisjen që i bënë. Ata e kuptuan sot planin e vërtetë të Berishës, fytyrën e tij të vërtetë që e tregon kjo seli e dhunuar.

Ajo që ka ndodhur është edhe më e qartë, kur shikon që ata 500 njerëz, protagonistë ishin një grup kriminelesh të përgatiturat për të dhunuar shtëpinë e demokratëve duke vënë në rrezik jetën e demokratëve në një plan të organizuar dhe jetësuar nga Berisha”, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.