Kapen 23 milionë euro në Paris, ne valixhe diplomatike, Mediat: Destinacion Shqipëria….
Një shumë e konsiderueshme parash është bllokuar në aeroportin kryesor të Parisit, paraditen e sotme. Të paktën kështu raportojnë mediat franceze të cilat shkruajnë se shuma prej 23 milionë euro e gjendur në 2 valixhe diplomatike kishte destinacion Shqipërinë, e cilësuar si parajsë tatimore.
“Këtë mëngjes në aeroportin Charles-de-Gaulle në Paris një shtetas nga Mali në transit për në Malajzi u arrestua me 2 valixhe që përmbajnë 23 milionë euro, pothuajse 15 miliardë franga CFA. Ne po flasim për valixhe diplomatike të lidhur kështu me shtetin e Malit.
Një shtetas nga Mali u arrestua dje në aeroportin e Parisit. Sipas mediave franceze kemi të bëjmë me një zyrtar të lartë nga Mali.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



