Kapen 230 kg kokainë në portin e Roterdamit, destinacion Britania
Një sasi e konsiderueshme prej 230 kilogramësh kokainë është kapur nga policia në portin e Roterdamit në Holandë.
Droga ishte e fshehur në kontejnerë, ndërsa vinte nga Brazili e destinacion kishte Britaninë e Madhe.
Vetëm gjatë muajit Mars, në portin më të madh të Europës është kapur një sasi prej 385 kilogramësh kokainë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



