Kapen 90 kg kanabis në Kakavijë, furgoni me destinacion Greqinë
Një sasi prej rreth 90 kilogramësh kanabis është sekuestruar në pikën kufitare të Kakavijës, në një operacion që ka parandaluar kalimin e lëndës narkotike drejt Greqisë.
Sipas të dhënave paraprake, kanabisi u zbulua në një furgon që ishte nisur nga Shqipëria dhe po udhëtonte drejt territorit grek.
Pas konstatimit të lëndës narkotike, efektivët e Policisë së Shtetit ndaluan mjetin dhe shoqëruan drejtuesin e tij, së bashku me një pasagjer që ndodhej në furgon.
Të dy personat janë shoqëruar në ambientet e Policisë së Gjirokastrës, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e transportit të drogës dhe destinacionin e saj përfundimtar.
Hetimet vijojnë gjithashtu për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë pasur rol në organizimin dhe transportimin e lëndës narkotike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



