KAPEN 91 KG MARIJUANË NË KUFIRIN GREKO-SHQIPTAR, ARRESTOHET TRAFIKANTI
Rreth 91 kg marijuanë janë sekuestruar ditën e sotme në kufirin greko-shgqiptar. Mësohet se në pranga ka rënë një 60-vjeçar grek.
Mediat greke raportojnë se policia ka zhvilluar një operacion në vendin e quajtur Mazi, Konicë në Janinë, ku një mjet që po vinte nga kufir i gjelbër është ndaluar.
Pas kontrollit në mjet u gjetën dhe u sekuestruan 56 pako me 91 kg e 200 gramë marijuanë. Sakaq, veç marijuanës u sekuestruan edhe 170 euro dhe një telefon celular.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



