E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kapen me bimë kanabisi në makinë, arrestohen dy persona
Publik News

Kapen me bimë kanabisi në makinë, arrestohen dy persona

Korrespondenti ynë në Shkodër, mëson se në mjetin tip “Land Rover”, ku ishin duke udhëtuar dy personat, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, janë gjetur mijëra fara të bimëve narkotike të paketuara në kutia me një vlerë të konsiderueshme monetare.

Dyshohet se farat do të transportoheshin drejt zonave të thella të Dukagjinit për t’i mbjellë atje me qëllim kultivimin e lëndës narkotike canabiss sativa.

Mësohet se njeri nga të arrestuarit është nga Malësia e Madhe ndërsa tjetri nga lagja Xhabiej në Shkodër, ndërkohë policia është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.