E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kapen në Durrës 2500 koli cigaresh kontrabandë me vlerë 184 mln lekë
Lajme

Kapen në Durrës 2500 koli cigaresh kontrabandë me vlerë 184 mln lekë

Sekuestrohen afro 2500 koli cigaresh në Durrës, të cilat po transportoheshin kontrabandë. Gjatë kontrollit të kontenieriereve të cigareve u konstatua se të gjitha paketat ishin pa pullë fiskale.

Sasia që u sekuestrua është 2494 koli, ose 1 247 000  paketa te markes “Manchester” lloji “Black Queen” dhe“Blue Queen”
Vlera e këtij malli nesë ai do të hidhej në treg përllogaritet 184.6 milion lekë.

 

Ky është kontenieri i tretë që sekuestrohet nga Hetimi Doganor në një periudhë kohe prej 3 muajsh, ku në muajin Prill u sekuestruan 1000 koli me cigare.

Drejtoria e Hetimit Doganor e ka referuar rastin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, për veprën penale: “Kontrabanda me mallra që paguajne akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, të parashikuar nga neni 172 i Kodit penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, dhe veprës penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale “, parashikuar nga neni 149/a I K.Penal.
Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës dhe me partnerët ndërkombëtare, po kryhen veprimet hetimore.

560-341-4be9dc4d85503a1ac456a738d6dde57c560-341-f127126b6f9e393f9c8ddc1c0aa15c85560-341-e3db9f710d2fc4a39cff69c66191f3a2

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.